Shqipni, zgjedhjet për Bajram, reagon Myftiu i Shkodrës: As në komunizëm nuk ndodhte

Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari duket se nuk e ka mirëpritë vendimin e marrë që zgjedhjet në Shqipni të mbahen më 25 Qershor, dhe për këtë situatë ka fajësue liderët Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Kjo datë zgjedhjesh përkon me datën e parë të festës së Fiter Bajramit. Myftiu shpreh pakënaqësinë e tij dhe shton se nji gja e tillë nuk ka ndodhë as në komunizëm, edhe pse feja ishte e ndalueme.

“Jemi befasue nga dy drejtuesit kryesorë kur ndigjuem se caktuen zgjedhjet në ditën e Bajramit. Nji fenomen që as në kohën e komunizmit nuk ka ndodhë, edhe pse feja ishte e ndalueme. Natyrshëm na presim reagimin e KMSH, por kjo asht e pafalshme ndaj shejtnisë së kësaj dite. Festat tona janë të shejta e solide që prekja e tyne duhet me qenë kufi i ndaluem për të gjithë”, ka thanë Sytari në nji prononcim për mediat.