Shqipnia bllokon prodhuesit kosovarë. Hoti i dergon letër homologut shqiptar!

Raportet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Shqipnisë, vazhdojnë të mbetën larg të deshirueshmes.

Takimi i dy qeverive dje në Prishtinë, përveç fotografive nuk pritet me sjellë rezultate në rrafsin ekonomik, përkatësisht te prodhuesit kosovarë.

Nji ditë para se të mbahej kjo mbledhje ministri i Financave Avdullah Hoti ja ka dergue nji shkresë zyrtare homologut të tij nga Shqipnia, Arben Ahmetaj, nga i cili ka kërkue që prodhuesit kosovarë mos të bllokohen në doganën e Shqipnisë.

Hoti përmes kësaj letre nji kopje të secilës e ka sigurue ORAinfo, ka njoftue ministrin Ahmetaj për bllokadën që i ka ba shteti shqiptar birrës së Pejës.

Edhe Klubi i Prodhuesve të Kosovës përmes nji shkrese ka njoftue ministrin Hoti për pengesat që po hasin në Doganën shqiptare.

Ata thonë se birraria”Peja” asht bllokue me 31 Maj në Doganën e Shqipnisë, pa asnji shpjegim.

Simbas tyne, kjo bahet me qëllim që të parandalohet hymja e këtij produkti në tregun shqiptar në kohën kur kerkesat në treg janë ma të mëdha.

 

letraaa