Shqipnia e Kosova, qe me çka po e kryesojnë listën n’Europë! (Dokument)

Shqipnia dhe Kosova janë dy shtetet e Europës Lindore që kanë kryesue në kerkesat e tyne për azil në vitin 2015, simbas nji raporti të fundit të Pew Research Center, që ka analizue të dhanat nga Eurostat, agjencia statistikore e Bashkimit Europian.

Sot, thotë raporti, vendet e Europës Lindore, si Kosova dhe Shqipnia ende kontribuojnë në rrjedhën e përgjithshme të azilkërkuesve në BE, Norvegji dhe Zvicër, por rreth gjysa e refugjatëve në 2015 kishin origjinë nga vetëm tre vende: Siria, Afganistani dhe Iraku.

Kosova dhe Shqipnia janë përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë për kërkesat për azil, tue përba secila nga 5% të totalit për vitin 2015, mbas tre shteteve që i ikin luftës: Siria, Afganistani dhe Iraku.
Madje raporti vë në dukje se Europa mori pothuejse të njajtin numër të aplikimeve për azil nga Shqipnia dhe Kosova së bashku, sa mori dhe nga Iraku.

Nga Shqipnia në Gjermani kishte 54 mijë azil kërkues.

Në total, nji rekord prej 1.3 milionë emigrantësh kanë aplikue për azil në 28 shtetet anëtare të Bashkimit Euopian, Norvegji dhe Zvicër në 2015 – pothuejse dyfishi i rekordit të maparshën prej 700,000 vetësh, që ishte vendos në vitin 1992 mbas ranies së Perdes së Hekurt dhe ranies së Bashkimit Sovjetik.

Që nga viti 2012, Gjermania ka qenë vend kryesor destinacioni për azilkërkuesit në Europë, tue marrë 442,000 kërkesa për azil vetëm në vitin 2015.

Mbas Gjermanisë vjen Hungaria (174,000 aplikacione) dhe Suedia (156,000).

Ndërkohë, Franca (71.000) dhe Mbretnia e Bashkueme (39,000) kanë marrë afërsisht numrin e njajtë të aplikacioneve në vitin 2015, si në vitet kur vala e emigracionit nuk ishte kaq masive.

 

tabelanumer

 

2-tabela