Shqipnia, fitore e madhe, tash sytë kah kualifikimi

Shqipnia ka shenue fitore te madhe tue mbajte gjalle shpresat per kualifikim.

Me rezultat 1-0 Shqipnia ka ba fioren e pare dhe shume te randesishme ne rruge per kualifikim te mundshem ne 1/8 e finaleve.

Shqipnia ka ba nji paraqitje madheshtore ne ndeshjen ndaj Rumanise sonte. Kjo ndeshje e ka reflektue lojen e mire te Shqipnise nga dy ndeshjet paraprake, tue kallxue se ato paraqitje nuk ishin te rastesishme.

Memushaj me nji krosim fenomenal, e ka gjete kryet e sulmuesit Sadiku, i cili shenoi gollin e pare te Shqipnise ne Europiane, tue hy ne histori.

Golli i Shqipnise erdhi ne minuten 43, ne momentet ma te mira qe po i kalonte Shqipnia.

Mavraj dhe Lila paten raste per me dyfishue rezultatin ne minutat e fundit te ndeshjes.

Tash Shqipnia pret te mesoj rezultatet nga ndeshjet e grupeve tjera per te pa nese ka me u kualifikue.