Shqipnia hek vizat për disa vende, tue përfshi edhe Rusinë

​Në prag të çeljes së sezonit turistik dhe të praktikës së konsolidueme prej disa vitesh, Këshilli i Ministrave në Shqipnii ka vendosun heqjen e vizave për shtetasit nga vendet e Arabisë Saudite, Katarit, Omanit, Rusisë, Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë, për periudhën 15 Maj–1 Nandor 2016.

Ky vendim asht marrë mbas propozimit të bamë nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Ministri i Punëve të Mbrendshme, me sugjerim edhe të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për Çashtjet e Turizmit.

Simbas këtij vendimi, shtetasit nga vendet e mësipërme, kanë të drejtë me hy në Republikën e Shqipnisë të pajisun vetëm me pasaporta pa vizë.

Heqja e vizave për këto shtete bahet me qëllim, tërheqjen e turistëve të huej për këtë sezon vjetor.