Shqipnia ju jep Kurtit, Ymerit, Konjufces e Molliqajt nënshtetësinë shqiptare!

Kryetari i VV’s, Visar Ymeri, deputetët e kësaj Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Sekretari organizativ, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu kanë përfitue nënshtetësi shqiptare, shkruen ‘Periskopi’.

Ky portal, pretendon se shteti shqiptarë ata i ka pajis me pasaporta të veta si pergjgie për deportimet e aktivistëve të kësaj lëvizje nga Kosova në Shqipni.

“Para pak muejsh, autoritetet e Kosovës kishin largue nga Kosova dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, ngase kishin shtetësi shqiptare. Boiken Abazi u deportue dhe ndalue hymja në Kosovë për 2 vitet e ardhshme, ndërsa Arbër Zaimit iu caktue nji masë ma e lehtë tue mos iu lejue hymja në Kosovë për dy muej”, shkruen Periskopi, tue vazhdue tutje se ky portal nga burime mbrenda ‘Lëvizjes Vetëvendosje’ mëson se këtyne masave të autoriteteve kosovare, Shqipnia i asht përgjigj tue i dhanë nënshtetësinë shqiptare krenave të Vetëvendosjes.

“Zyrtarët e Vetëvendosjes që kanë përfitue nënshtetësinë e shteti shqiptar me procedurë të shpejtë janë kryetari i saj, Visar Ymeri, deputetët Albin Kurti, Glauk Konjufca, Aida Dërguti, sekretari organizativ i Lëvizjes, Dardan Molliqaj dhe anëtari i Kryesisë, Liburn Aliu.

Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim me i ndalue hymjen në Kosovë, pa kufizim kohor, artistit Bashkim Rodoni, vetëm për shkak të pjesëmarrjes në protestat e Vetëvendosjes.

Jo shumë kohë ma parë, e njajta masë iu shqiptua edhe Dejona Mihajlit, po ashtu aktiviste e Lëvizjes Vetëvendosje”, shkruen portali.