Shqipnia kërkon ndihmë nga Italia, në rast të vërshimit të refugjatëve nga Lindja e Mesme

Shqipëria ka kërkue ndihmë nga Italia për me u pregadit për nji vërshim të mundshëm të refugjatëve nga Lindja e Mesme drejt vendit.

Ministri i mbrendshëm shqiptar, Saimir Tahiri, ka thanë sot se Tirana ka kërkue asistencë nga autoritetet italiane në rast të nji vërshimit të nji numri të madh të refugjatëve.

Deri tash, Shqipnia nuk ka qenë pjesë e “Rrugës Ballkanike” për refugjatët drejt Bashkimit Europian.

Pritet që nji marrëveshje bilaterale të realizohet gjatë vizitës së ministrit të mbrendshëm italian në Tiranë, që ka me u zhvillue javën e ardhshme.

Qysh shkruejnë mediat serbe, Italia ka me ofrue pajisje dhe personel për regjistrimin e refugjatëve me qëllim – mbrojtjen e kufijve.