Shqipnia kopijon Kosovën. Qe me çka e gjuejten Ramen n’Kuvend!

Kryeministrin Edi Rama e kanë qëllu me vo teksa ishte ulun në vendin e tij në sallën e Kuvendit.

Votë kanë ardhu nga deputetët e opozitës, të mbledhun rreth foltores.

Votë nuk e kanë prek kryeministrin, por kanë ra pranë ministres Ermonela Felaj.

Kur Rama asht ngrit për të lanë sallën e Kuvendit, teksa u bante me shejë deputetëve të opozitës që të vazhdojnë me protestën, atë e kanë godit perseri me vezë.

Por edhe këtë herë, opozitarët kanë dalë huq, mbasi voja ra në muri.

Ndërkohë nji punëtor i Gardës nxitoi për të hap çadrën që të mbronte shefin e qeverisë nga votë.