Shqipnia luen me Zvicrën, qe detajet interesante!

Kombëtarja e Shqipnisë sot do të përballet me ekipin e Zvicrës në ndeshjen që mbahet në lojnat e Kampionatit Europian.

Asht hera e parë në histori që Shqipnia merr pjesë në Kampionatin Europian.
Ndeshja me Zvicrën do të mbahet në qytetin Lens të Francës me fillim n’orën 15:00.

Asht paralajmërue se për ta përkrah kombëtaren në Lens do të shkojnë shumë tifozë nga Shqipnia, Kosova dhe shtetet tjera europiane.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje do të ketë ma së shumti shqiptarë mbasi që edhe në ekipin e Zvicrës luejnë shtatë futbollistë shqiptarë.

Ma interesantja e kësaj ndeshje asht përballja mes dy vllazënve, Taulant Xhaka që luen për kombëtaren e Shqipnisë dhe Granit Xhaka për atë të Zvicrës.

Ndeshja do të ndiqet edhe nga sheshi “Skënderbeu” i Prishtinës.