Shqipnia me Kosovën, edhe nji hap drejt bashkimit!

Kosova dhe Shqipnia pritet të kenë konsullata të përbashkëta në disa shtete të ndryshme të botës.

Kryeministri Edi Rama tha se asht ba nji projekt ku janë përzgjedh disa shtete që në krahasim me vendet e tjera kanë ma pak emigrantë shqiptarë, kështu, nji konsullatë e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipnisë ka me i dhanë atyne zgjidhje për shërbimet e kërkueme.

Gjatë bashkëbisedimit me emigrantë shqiptarë në Samitin e Diasporës që mbahet për herë të parë në Tiranë, Rama ju përgjigj pyetjes së nji shqiptareje që u interesue se kur do të ketë nji ambasadë të Shqipnisë në Australi, nji vend me numër të vogël emigrantësh shqiptarë.