Shqipnia mobilizohet kundër sulmeve terroriste

Mbas sulmeve terroriste në disa qytete t’Europës dhe kërcënimeve për sulme të tjera nga ISIS, Policia e Shtetit në Shqipni thotë se ka marrë masa shtesë në fushën e sigurisë publike, krimit të organizuem, krimet e rënda dhe kufinit.

“Kështu do të ketë shtim të prezencës policore me uniformë dhe agjentë në terren, kanë m’u forcue masat e kontrollit gjatë aktiviteteve me pjesëmarrje masive kulturore-sportive, qendra tregtare, objekte me randësi strategjike, trupit diplomatik etj.

Gjithashtu kanë m’u forcue masat e kontrollit në Pikat e Kalimit Kufitar e kufirit të gjelbër për persona që konsiderohen te dyshimt, mjete dhe sende të kundërligjshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Paralelisht strukturat e Antiterrorit po punojnë intensivisht në terren për mbajtjen nën kontroll të personave të dyshimt, me primje radikale por edhe lidhjet e tyne, thuhet në njoftim.