“Shqipnia, mrekullia e futbollit modern”

shqipni hungari u-21

Nji reportazh fantastik për Shqipninë në Sky Sport Italia.

Emisioni Codice Rosso i të mirënjohunit Gianluca Vialli, i dedikohej mrekullive të futbollit modern, Leicester, por dhe Shqipnisë, nji Kombëtare e vogel që arriti të futet në mes të aristokracisë europiane me ndihmën e italianit De Biasi.

“Ishte nji lloj bashkimi nën nji flamur të vetëm i nji populli të shpërndamë napër botë, për shkak të konflikteve të së kaluemës”.

Ish mbrojtësi i Breshias Daniele Adani spjegon:

“Kanë ba nji punë të madhe për zbulimin e talenteve. Janë nisë tue pa se cilët nga lojtarët janë që mund të merrnin”.

Në reportazh spjegohet se gjysa e lojtarëve të Shqipnisë kanë lind apo jane rrite jashtë në Zvicër apo Gjermani, dhe janë kthye për me përfaqësue origjinën e tyne, me gazetarin Paolo Condo që shprehet:

”De Biasi trokiti napër dyer të ndryshme, tue ju thanë lojtarëve “ke Mbiemën Shqiptar”, je nji futbollist i shkëlqyem dhe mundesh me ardhe ne kombëtaren tonë. Asht nji histori e mrekullueshme kjo”.

Ishin këto vetëm disa nga grimcat e nji reportazhi që evidenton edhe nji herë mrekullinë e Shqipnisë në futbollin modern në arenën ndërkombëtare.