Shqipnia ndihmon me 100 mijë euro Maqedoninë!

Ministri i Jashtëm i Shqipnisë, Ditmir Bushati ka deklarue se, Qeveria e Shqipnisë ka me ndihmue me nji fond prej 100 mijë euro, popullsinë e prekun nga përmbytjet në Maqedoni.
Në nji konferencë për shtyp, Bushati ka ba të ditun se Tirana zyrtare ka me vijue kontaktet me autoritetet maqedonase për me marrë informacione mbi damet e shkaktueme, me qellim për me shfrytëzue sa ma mirë këtë fond.
Ky asht nji fond paraprak mbasi autoritetet maqedonase nuk kanë nji bilanc të qartë të dameve dhe kerkesave.

Shqipnia asht pranë Maqedonisë në këto momente”, ka thanë Bushati.