Shqipnia në NATO. Festohet 7-vjetori

shqipnato

Forcat e Armatosuna të Shqipnisë marshojne ne sheshin “Nanë Tereza” për me shenue 7-vjetorin e anëtarësimit të Shqipnisë në NATO.

Ministria e Mbrojtjes do të ekspozojë armatimin e ri të forcës tokësore, asete të FA, të forcës detare dhe ajrore.

Bashkia e Tiranës ka dekoru qytetin me simbolet dhe flamujt e Aleancës së Atlantikut, ndërkaq më 27 Maj në Tiranë do të zhvillohet Asambleja Parlamentare e NATO’s.

Ftesa e anëtarësimit erdhi ne Samitin e Bukureshtit ne vitin 2008, mbas përpjekjeve disa vjeçare, kur vendi i ishte bashku Këshillit te Bashkëpunimit te Aleancës dhe kishte hy ne programin e partneritetit per paqe.

Me 7 prill të 2009’tës për herë të parë flamuri shqiptar u ngrit përkrah 27 flamujve të tjerë të vendeve anëtare në selinë e NATO’s në Bruksel.

Shqipnia u ba pjesë e punimeve të samitit jubile, të zhvilluem në Strasburg e Këln, në 60-vjetorin e krijimit të organizatës, ku presidenti Obama i dorëzoi presidentit të atëhershëm Bamir Topi, dokumentin e anëtarësimit.

E vlerësueme si faktor stabiliteti ndër vite në rajonin e Ballkanit, tashma me nji rol vendimmarrës Shqipnia renditet përkrah partnerëve të saj në përballimin e sfidave të sigurisë globale.

Me misionet e saj ushtarake ajo asht rreshtu në mbrojtje të paqes dhe lirisë n’Irak e Afganistan, ç’ka u vlerësu edhe në samitin e Çikagos në Majin e vitit 2012.

Lufta kundër terrorizmit e veçanërisht Shtetit islamik, ku Shqipnia asht pjesë e koalicionit nderkombëtar të udhëhequn nga SHBA asht sot sfida kryesore për Aleancën.