Shqipnia nënshkruen Marrëveshjen e Parisit për ndryshime klimatike

Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në New York, zv/Kryeministri Niko Peleshi nënshkroi n’emën të Shqipnisë Marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimatike, në nji ceremoni të zhvillueme në praninë e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkueme, Ban Ki-moon.

Në fjalën e tij, Peleshi e cilësoi atë si marrëveshje historike për t’ardhmen e njerëzimit dhe theksoi se Shqipnia asht e angazhueme me ndërmarrë veprime që i zvogëlojne shkaktarët e ndryshimeve klimatike.

Marrëveshja u nënshkrue nga ma shumë se 170 udhëheqës botnor.