Shqipnia…pa fat!

Asht mekat se qysh ka humbe sonte Shqipnia. Ishte njana nder ndeshjet ma te bukura qe ka zhvillue Shqipnia dhe per fat te keq asht ndeshkue ne minutin e fundit te ndeshjes, mbas dy gollave qe kane shenue Griezmann dhe Payet.

Gjate tane ndeshjes Shqipnia luejti nji futboll cilesor dhe me plot akcione. Gjithashtu me nji mbrojtje shume ne nivel, tue ndale sulmet e francezve.

Ne momentet ma te mira, kur Shqipnia po kontrollonte ndeshjen dhe po organizonte sulme te kohembaskohshme, nji krosim i Ramit e gjen te vetmuem Griezmann, i cili shenon me krye ne minutin 90.

Payet mandej dyfishoi rezultatin tue shenue ne kohen shtese, per rezultatin final 2-0.

Me te vertete e dhimbshme qysh Shqipnia nuk arriti me marre nji pike nga kjo ndeshje.

Per Francen kjo ishte fitorja e dyte, dhe e dyta qe fitohet ne minutat e fundit.