Shqipnia qe disa ditë nën ujë, FSK niset me ju dalë në ndihmë (video)

Trupa të Forcave të Sigurisë së Kosovës sot po nisen drejt shtetit fqinj, Shqipnisë.

Ata po shkojnë atje me nji mision humanitar, mbas përmbytjeve të javës së kalueme, të cilat shkaktuen shumë dame materiale dhe lanë të ngujuem shumë njerëz.

Shqipnisë në ndihmë i ka dalë edhe Serbia.

Bile për këtë asht deklarue edhe Presidenti i vendit, Aleksandar Vucic.

Kjo nuk asht hera e parë që Kosova ndihmon Shqipninë në raste emergjencash.

Edhe para dy vjetesh kur Shqipnia po përballej me përmbytje të ngjashme, Kosova kishte dërgue FSK’n.