Shqipnia uron Kosovën për zgjedhje, zotohet për bashkëpunim të ngushtë

Në nji deklaratë të lëshume sot, Ministria e Punëve të Jshtme e Shqipnisë përshëndeti votimet në Kosovë dhe bani thirrje për zgjanim të marrëdhanieve mes dy vendeve.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipnisë përshëndeti procesin zgjedhor të 11 Qershorit në Kosovë dhe bani thirrje për krijimin e shpejtë të institucioneve.

“Shprehja e vullnetit të lirë në nji proces të drejtë e konkurrues përban nji tjetër provë solide të konsolidimit të demokracisë në Kosovë”, thuhet në deklaratën e MPJ’s.