Shqipnia, vendi i parë në rajon që ka ma shumë pasuni si depozita (foto)

Ndonëse nji nga vendet me t’ardhuna për frymë ndër ma t’ulëtat në Europë, shqiptarët rezultojnë nji popull mjaft kursimtar dhe kanë nji pasuni të naltë në depozita.

Simbas të dhanave krahasuese të publikueme nga Banka Botnore, Shqipnia ka nivelin ma të naltë të depozitave në banka, në raport me prodhimin e mbrendshëm bruto në rajon, prej 70%.

Mbas nesh, në renditje asht Bullgaria, me depozita sa 68% e PBB’s, Kroacia me 64% dhe Mali i Zi me 60%.

Në vendet e tjera, kursimet e popullsisë në banka janë minimale, ku ma t’ulëtin e ka Kosova, me 32% të PBB’s, Serbia me 42%, Bosna me 50%.

Pak ma naltë asht Sllovenia me 53%.

Mesatarja e vendeve me t’ardhuna të ulëta e të mesme, simbas Bankës Botnore asht rreth 43% e PBB’s dhe Europa në zhvillim e ka 41%.

Për nga niveli i depozitave në raport me PBB, Shqipnia i afrohet edhe vendeve të zhvillueme të Europës Perëndimore, ku psh Italia dhe Franca e kanë këtë tregues midis 70 dhe 80% (Italia e ka 77%).

Grekët janë ma kursimtarë, me rreth 93% depozita në raport me PBB’n.

Në Shqipni, prumjet e nalta të remitancave, por dhe të ardhunat nga ekonomia informale dhe ajo e zezë janë disa nga faktorët që shpjegojnë nivelin e naltë të depozitave.

Simbas të dhanave të Bankës së Shqipnisë, në fund të vitit 2016, depozitat totale në sistem ishin rreth 1 trilion lekë, apo rreth 7.5 miliardë euro. /Monitor