Shqipnia – Vendi ku kryetaret e komunave ‘bajne’ droge?!

ndoni

Nji denoncim aspak i zakonshëm asht ba nga nji ish-i denuem, i cili i ka ba 12 vjet burg. Ai deklaron se ka punu për kreun aktual të Komunes se Këlcyrës, Klement Ndoni, tue trafiku drogë. Personi që ngre akuzat asht Bardhi Nanollari, i cili u denue me 12 vjet brug për trafik të 100 kilogramëve hashash drejt Greqisë.
Këtë veprimtari, ai kallxon qysh e ka ba disa herë për Donin, kreun e Bashkisë të Këlcyrës, i zgjedhun nga Partia Socialiste, por ai jo vetëm që nuk u denue, por tashma ka nji detyrë të naltë shtetnore. Nunollari kallxon me detaje qysh trafikonte drogë për llogari të Ndonit me kamionin e tij. Gjithashtu, ai shprehet se këtë gja jau ka kallxue edhe prokurorëve, por nuk e kane marre ne konsiderate.

“Bleva kamion u bëra shofer, punoja për të. Ai tha se i ka marrë masat, s’ke punë fare, sa ta lësh atje. 10 mijë euro m’u dukën shumë, që s’i kisha bërë për 10 vjet punë.  Ndoni më ofroi atë punë, më mori në telefon. Kam ikur për Greqi, deri në doganë më shoqëroi ai. Më pas se di ç’drejtim mori. Tek trari më kthyen mbrapsht ata të Doganës, filluan kontroll te gomat. Mora Ndonin i thashë” “Ka gjë në goma?” “Jo”, tha ai. Ika mora rrugën e Greqisë, u hodha nga gardhi e lash kamionin dhe ika. S’pata më komunikime me të, në Greqi më kërcënonin. Pastaj vetë personi më tha mos u mërzit se do të ulim dënimin. Mora vesh nga miqtë e mi që u dënova 12 vjet, erdha në Shqipëri bëra burgun, u dorëzova vet në Përmet.  Më kanë sjellë edhe Klement Ndonin, ai tha nuk e njoh fare nuk e kam takuar ndonjëherë, para prokurorëve”, kallxon në video Nanollari.
“Kërkoj drejtësi, edhe bashkëpunëtorët e mi duhet të bëjnë burg. Drejtësia nuk është vetëm për fukaranë është edhe për atë që është në pushtet. Klement Ndonit as dua t’i shoh surratin”, përfundon video. / jetaoshqef.al/