Shqipninë e merr uji, ushtria në Lezhë, Fushë-Krujë dhe Tiranë!

Reshjet e denduna të shiut gjatë orëve të fundit kanë sjellë edhe problemet e para të shkaktueme nga përmbytjet.

Ministria e Mbrojtjes ka dërgue 30 trupa në qarkun e Lezhës, ndërkohë që janë në gatishmëni dhe 6 mjete të kalueshmënisë së naltë të cilat kanë ndërhy në përgjigje të kërkesës së emergjencës civile, por edhe të vetë banorëve.

Forcat e ushtrisë dhe mjetet kanë ndërhy simbas kerkesave të qarkut Lezhë për evakuim banorësh në zonat e rrezikueme nga përmbytjet.

Ndërkohë që situata asht problematike dhe në Fushë-Krujë, ku janë tre familje në rrezik përmbytjeje, ndërsa kanë mbërri forcat e ushtrisë për evakuimin e tyne.

Dy grupe shpëtimi me varka shpëtimi dhe mjete të kalueshmënisë së naltë janë në Fushë-Krujë në ndihmë të banorëve për evakuimin e tyne.
Forcat e ushtrisë pritet me ndërhy dhe në Derven mbas daljes nga shtrati të lumit Zezë dhe në Borizanë.
Nji situatë e veshtirë asht edhe te Ura e Brarit në Tufinë, ku kanë mbërri forcat e ushtrisë për evakuimin e nji familjeje e cila asht në rrezik nga përmbytjet.