“Luginën e Diellit” shqiptarët synojnë me ndalë me protesta!

Shqiptarët e pjesës jugore të Mitrovicës, si dhe ata në veri nuk i përjashtojnë protestat si masë për me i parandalue punimet në ndërtimin e vendbanimit t’ashtuquejtun “Lugina e Diellit”, projekti ma i madh që e ka financue Serbia në Kosovë në periudhën e mbasluftës.

Serbët ju kanë bllokue rrugën banorëve të lagjes “Kroi i Vitakut”.
Shqiptarët e jugut, si dhe ata të veriut të Mitrovicës dhe të komunave Zveçan, Zubin Potok e Leposavic, nuk e përjashtojnë fare mundësinë që me protesta me parandalue ndërtimin e vendbanimit të ashtuquejtun “Lugina e Diellit”, madje ata sigurojnë se ky ka mbet mjeti i vetëm për me bllokue kolonizimin e veriut të Kosovës që në fillim.

“Këtë projekt kolonizues duhet mbajt ‘n’ajër’ me protesta” thonë ata, shkruen sot ‘Zëri’.

Shqiptarët e veriut n’anën tjetër shprehen të habitun se si asnji subjekt politik nuk e ka marrë seriozisht nji vendim konkret për me parandalue ndërtimin e vendbanimit, ndërsa si thonë ata, tash merren vetëm me urën, ndërsa “Luginën e Diellit” as që e përmendin.