Shqiptarët e Turqisë në kërkim të rrajve të t’parëve

Janë tridhetepesë veta, shtetas të Turqisë që janë nisë në kërkim të rrajve të t’parëve të tyne për në Shqipni dhe Kosovë.

Nga të parët e tyne iu transmetue gjeneratë mbas gjenerate se janë shqiptarë, se vijnë nga ai apo nga ky vend pjesë e trojeve shqiptare.

Malli për atdheun që ata panë te paraardhësit e tyne, i shtyni me u nisë në kërkim të rrajve bazue në ato që iu folën stërgjyshi -gjyshit, baba, nana, e që u përcollën deri te gjenerata ma e re që sot jeton në Turqi.

Shumë pak nga ta dinë me folë ndonji fjalë shqip, ata që kuptojnë edhe mundesh me zhvillue ndonji bisedë deri diku. Janë të rijtë që kanë fillue me ndjekë kurse të gjuhës shqipe, e që po mbahen në kuadër të Qendrës Kulturore në Stamboll e hapun nga Ministria e Diasporës e Kosovës (MDK).

Secili nga ta rrëfen nji histori familjare sesi të parët braktisën trojet dhe u shpërngulën në Turqi. Të jesh pjesë e ekipit të tyne për me vizitue vendet ma domethanëse të historisë shqiptare, si: Kalaja e Krujës, e Shkodrës, Durrësin e vjetër-objektet e kohës antike./Zëri