Shqiptarët e vramë në Kumanovë nuk kane shtet

Nuk asht vetëm Kumanova ajo që i përkujtoj dheta të vramet në Lagjën e Trimave, sepse edhe në Prishtinë asht mbajtë akademi përkujtimore për të ranët e 9 dhe 10 Majit të kaluem.
Me lot në sy, kangë dhe poezi kushtue deshmorëve dhe me shumë mall nga fëmitë, motrat dhe vllaznite u kujtuen ata në njivjetorin e raniës, gjatë ballafaqimit me forcat maqedonase.

Kjo akademi u organizue nga Organizatat e dala nga lufta e UÇK’s, në bashkëpunim me Familjarët e Dëshmorëve.

Pamvarësisht fjalëve, Akademia përkujtimore nuk u lejue me u mbajtë në Sallën e Kuqe, kështu familjarët u dëshpëruem nga moslejimi i mbajtjes së akademisë dhe u desh me kërkue nga Shkolla Amerikane në Kosovë me ia lëshue amfiteatrin.

Në emën të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Smajl Elezi tha se sot po kujtohen trimat që luftuan për lirinë dhe bashkimin kombëtar.

Elezi iu ba thirrje institucioneve në Maqedoni, në Kosovë dhe në Shqipni me qenë ma të kujdesshme, tu kërkue lirimin e të burgosunve.

Ndërsa në emën të familjeve të dëshmorëve fjalën e mori Rozita Rexhaj Latifi, e cila u ankue për sallën shumë të vogel.
Ajo shtoi se të ranët në Kumanovë kishin idealin kombëtar.
Baba i të burgosunit Valdet Zeka, Ismail Zeka tha se dëshmorët që kanë ranë për bashkimin kombëtar nuk kanë shtet, sepse ai nuk ishte në gjendje me ua lëshue nji sallë me mbajtë këtë akademi si ja don rendi.

Në këtë u tha se familjet e dëshmorëve çdo herë kane me pase respektinrin, nderin dhe përkujdesin, por mjerisht tash për tash ata nuk e kanë kujdesin shtetnor, por e kanë atë moral të popullit, poashtu u ba apel nga të gjithë që të zbardhen rastet e këtyne të rive, që të ketë trancparencë dhe të mos jenë viktima të skenarëve të subjekteve politike.

Të pranishem në këtë akademi përkujtimore ishin edhe deputeti Rexhep Selimi, deputetja Aida Dërguti etj.