Shqiptari Genci Nemanbegu, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi (video)

Në seancën e sotme të Kuvendit të Malit të Zi, kryetari i Socialdemokratëve Ivan Brajovic u zgjedh kryetar i ri i këtij institucioni. Për nënkryetarë të Kuvendit u zgjodhën Branimit Gvozdenovic nga Partia Demokratike e Socialistëve dhe Deputeti i Koalicionit “Shqiptarët e Vendosun” Genci Nimanbegu.

Për zgjedhjen e tyne me votim të msheftë votuen 42 deputetë, të cilët ishin prezentë në sallë. Deputetet e opozitës bojkotuen seancën.

Deputeti i PDS Obrad Stanisic tha se, Nimanbegu asht dëshmue si luftar për interesat e Malit të Zi, e sidomos kur bahet fjalë për prioritetet e politikes së jashtme.