Shqiptari, hero i Houston’it, kështu po i ndihmon familjet mbas vërshimeve (foto)

Në Houston të Shteteve të Bashkueme të Amerikës llogaritet se janë rreth 500-600 familje shqiptare. Ky vend asht goditë nga nji uragan i fuqishëm, që ka lanë disa të vdekun, tue sjellë edhe shumë dame materiale.

Mentor Fejzullahu, ka punue vullnetarisht për me i pshtue njerëzit. Lajmin e ka ba të ditun ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku, përcjell albinfo.ch.

Mentori kishte shkue në Amerikë mbas luftës në Kosovës dhe jeton në Houston të Texasit. Houstoni këto ditë asht përballë me sfida të mëdha për shkak të këtij uragani, derisa shumë qytetarë kanë kontribue në mënyra të ndryshme.

Mentori ka shpenzue ditët e fundit si vullnetar për me i pshtue njerëzit. Madje, ai ka qenë shumë modest dhe nuk ka thanë që ka punue vullnetarisht, por Çitakun për punën e tij e kanë njoftue të tjerët, thekson ambasadorja.