Shqiptari ma i urryem në qeli ku rrinë mafiozët dhe terroristët!

Shqiptari ma i urryem në botë, Martin Shkreli,  CEO i Turing Pharmaceuticals i cili mori pseudonimin “pharma bro” tue rrit çmimet e ilaçeve që mund t’u pshtonin jetën të smunëve me HIV/Aids ka me qëndrue 4 muej burg në qytetin e Bruklin.
Qelia ku ka me qëndrue asht e njoftun si burgu i “krevatave të bardha”, aty ku burgosen mafiozë dhe të dyshuem për terrorizëm, të cilëve u mohohet aksesi ndaj shumë shërbimeve.

Deri në Kallnor, Shkreli ka me qenë i burgosun në Qendrën Metropolitane të Dënimit në Bruklin, nji vend i njoftun si streha e të ashtuquejtunve “krevatat e bardha”, shkruen BBC.

Në këtë burg ndodhen afro 2000 të burgosun, dhe Shkreli nuk do të ketë mundësi me përdorë internetin.

34-vjeçari, ish-egzekutiv i kompanisë farmaceutike Turing, u vendos në qendër të vëmendjes për rritjen ekstreme të çmimit të nji ilaçi antiparazitik, gja qa i solli nofkën e “njeriut ma të urryem në Amerikë” dhe “Pharma Bro”.

Urdhni për burgosjen e tij erdhi mbasi Shkreli ofroi 5,000 dollarë shpërblim në Facebook për personin i cili do t’i sillte nji fije floku të ish-Sekretares së shtetit Hillary Clinton.

 

Shperndaje në: