Shqiptari tenton me shkelë me kerr tregtarin sirian në Itali

Nji shqiptar asht arrestue, mbasi ka tentue që me shtypë me kerr nji tregtar sirian në Frosinone.

Simbas medieve italiane, shqiptari ka përplasë 42-vjeçarin sirian gjatë kohës që ky i fundit po hidhte disa çanta në kerrin e tij.

Tue pa veprimin e shqiptarit, siriani u hodh në anën tjetër të udhës tue marrë vetëm disa plagë të lehta.

Ndërsa, shqiptari i arrestuem duhet të përballet me akuzat e drejtësisë italiane.