Shtëpia e Bardhë ‘kërcënon’ me tërheqje nga NATO

Nji zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se Presidenti i Shteteve të Bashkueme, Donald Trump, asht “i kënaqur” me zotimet e aleatëve të NATO’s për me rritë shpenzimet në mbrojtje, por paralajmëroi se ai ka me u tërhiqë nga aleanca nëse aleatët nuk i përmbushin premtimet.

“Ai nuk do të mbetet në NATO nëse NATO nuk ban ma shumë përparim së shpejti”, tha zyrtari amerikan.

Muejin e kalueme, Trump ka thanë se aleanca nuk asht ma “organizatë e vjetrueme”.

Gjatë fushatës zgjedhore, ai ka kritikue shpesh aleatët e NATO’s, tue thanë se nuk bajnë sa duhet për mbrojtjen dhe për me luftue terrorizmin.

Në përgjigje, të krejt vendet e NATO’s i janë bashkue koalicionit që lufton grupin militant Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Trump ka me takue liderët e tjerë të NATO’s në nji samit në Bruksel më 25 Maj.