Shtepia e Bardhë zbardhë takimet me delegacionin shqiptar. Ky asht fotoalbumi i Rames!

1-rama-obama

Shtëpia e Bardhë publikoi nji njoftim të shkurtë për takimin e kryeministrit Edi Rama me Presidentin Barack Obama dhe Zavendës Presidentin Joe Biden.

“Presidenti Obama ju bashkue nji takimi midis Zavendës Presidentit Biden dhe Kryeministrit të Shqipnisë Edi Rama.

Presidenti, Zavendës Presidenti dhe Kryeministri theksuen randësinë e partneritetit të Shqipnisë me Shtetet e Bashkueme.

Presidenti dhe Zavendës Presidenti shprehën vlerësimin e tyne për rolin kritik të Shqipnisë në çuemjen përpara të sigurisë rajonale dhe rishprehën randësinë që ka mbajtja hapun e derës së integrimit euro-atlantik për stabilitetin në Ballkan.

Presidenti dhe Zavendës Presidenti përgezuen Shqipninë për udhëheqësinë e saj në promovimin e tolerancës fetare, për kontributet e randësishme të Shqipnisë për koalicionin nderkombëtar kundër ISIL, dhe për hapat domethanës që Shqipnia ka ndërmarrë për t’ju kundërvënë terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Presidenti, Zavendës Presidenti dhe Kryeministri po ashtu ranë dakord mbi randësinë që ka vazhdimi i reformave për të çue përpara integrimin europian të Shqipnisë,” thuhet në njoftim.

Ndërkohë Edi Rama publikoi fotoalbumin e kësaj vizite.

“Fotoalbumi i vizitës së paharrueshme në Shtëpinë e Bardhë, ku u fol për Shqipërinë e shqiptarët me dashuri e respekt te veçantë dhe u vlerësua me notat më pozitive përpjekja e gjithanshme në rrugën e reformave, të paqes e të bashkëpunimit në rajon, si edhe të përballjes me ekstremizmin e dhunshëm,” shkruen Rama.

 

2-rama

 

3-shb

 

4-shb

 

5-shb

 

6-shb

 

7-shb

 

8-shb

 

11-shb

 

12-shb

 

13-shb

 

15-shb

 

16-shb

 

17-shb

 

19-shb

 

20-shb

 

21-shb

 

22-shb

 

24-shb

 

25-shb

 

27-shb

 

28-shb

 

30-shb

 

31-shb

 

32-shb