Shtet-ndërtimi i Kosovës në “rrugë pa krye”

Kriza me migrantë dhe problemet ekonomike janë tue e kercenue mbijetesën e Bashkimit Europian dhe qendrueshmëninë e diktaturave të ngulituna n’Euroazi, vlerëson raporti “Vendet në tranzicion, 2016”, i hartuem nga organizata joqeveritare Freedom House, me seli në Shtetet e Bashkueme.

Në pjesën për Kosovën, raporti thekson se shtet-ndërtimi atje asht futë në “rrugë pa krye” dhe se strukturat qeveritare, të ndërtueme për të mbajt paqen, janë tue pengue përparimin.

Simbas raportit, ngecja politike dhe ekonomike asht po ashtu tue nxit zemërimin popullor.

Në tabelën prej 1 deri në 7 pikë, ku 1’shi paraqet nivelin ma të naltë të përparimit demokratik dhe 7’ta ma t’ulëtin, Kosova ka 5.07 pikë, krahasue me 5.14 sa ka pas në vitin 2015.

“Kosova, performuesja ma e keqe në Ballkan për vite me radhë, ka ba ca përparim në ndërtimin e institucioneve në vitin 2015, edhe pse nji krizë e randë midis opozitës dhe qeverisë ka blloku Kuvendin, tue kercënue damtimin e punës së Qeverisë në vitin 2016”, vlerëson raporti, tue përshkru edhe, si thuhet, “suksesin gradual në funksionalizimin e qeverisjes lokale dhe në mbrojtjen e mediave”.

Raporti thekson se Bashkimi Europian e njeh Kosovën si kandidat potencial për anëtarësim, por vazhdon të shmangë përcaktimin përfundimtar për shtetësinë e saj.
Pamvarësia e Kosovës nuk njihet ende nga pesë vende të BE’s: Greqia, Sllovakia, Spanja, Qiproja dhe Rumania.