Shtetet e QUINT’it kanë nji thirrje për deputetët nji ditë para seancës

Kuvendi

Shtetet e QUINT, përmes nji komunikate për media, kanë shprehë brengën e tyne lidhun me situatën politike në Kosovë.

Simbas kësaj deklarate, asht përgjegjësi e liderëve kosovarë t’i krijojnë këto instituciuone, por edhe të ndërmarin reformat e nevojshme që të parandalojnë bllokada të tilla në të ardhmen.

“Jemi të brengosun me situatën politike në Kosovë. Kosova asht tue u ballafaque me shumë sfida, ato të tashme dhe ato afatgjata tue përfshi këtu programin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, situatën energjetike, por edhe nevojën për zhvillim ekonomik, fuqizimin e sundimit të ligjit, perspektivën europiane të Kosovës dhe marrëdhaniet e Kosovës me Serbinë. Qytetarët e Kosovës meritojnë nji Kuvend dhe Qeveri për m’u ballafaque me këto sfida”, thuhet në deklaratën e QUINT’it.

“Shpresojmë që liderët Kosovarë, si në politikë ashtu edhe në shoqninë civile, kanë me pri në zgjedhjen e kësaj çashtje tue ofrue propozime konkrete. Nji parim primar dhe i randësishëm asht se deputetët e zgjedhun në Kuvendin e Kosovës duhen me marre pjesë në seancat e Kuvendit dhe të lejojnë fillimin e punës së saj”.