Shteti i Kosovës tashma me projektligj për parandalimin e pastrimit të pareve dhe kundër financimit të terrorizmit

Qeveria e Kosovës miratoi sot projektligjin për parandalimin e pastrimit të pareve dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Projektligji që duhet me u miratue në parlamentin e Kosovës përcakton masat, autoritetet përgjegjëse dhe procedurat për zbulimin, parandalimin e pastrimit të pareve dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Kryeministri Isa Mustafa tha se “ky ligj është tepër i rëndësishëm në këtë periudhë edhe sa i përket luftës kundër krimit, korrupsionit, por edhe parandalimit të financimit të terrorizmit dhe të ekstremizmit“.

Në Mars të vitit 2015, Kosova miratoi ligjin që dënon përfshimjen e qytetarëve të saj në luftnat e hueja.

Ligji pasoi përfshimjen e rreth 300 qytetarëve të Kosovës në luftnat në Siri dhe Irak që nga viti 2012. Mbi 50 prej tyne kanë humb jetë në ato luftna, ku edhe ma tej simbas autoriteteve munden me qenë rreth 70 qytetarë të Kosovës.