Shteti ka nda pensione për të vdekunit. Kjo asht shuma!

Mbi 800 mijë euro te buxhetit të Kosovës kanë shkue për njerëzit që nuk jetojnë ma. Këto pare kanë shkue në llogaritë e pensionistve te Kosovës, ani pse ata nuk jane gjallë.

Kështu, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, po e rrezikon buxhetin e shtetit, me dallaveret e shumta të tij. Përkundër ligjit, i cili thotë se pensionet duhet me u ndalë mbas vdekjës së përfituesit, të gjetunat e auditorit kallxojnë se 801 mijë e 723 euro, asht vlera e pensioneve, të cilat janë pague mbas vdekjës nga MPMS, shkruen Gazeta Fjala.

Prej tyne, 199 mijë e 194 euro ishin pague në vitin 2015 për përfituesit që kishin vdekë në 2014’tën e ma herët. Në mesin e këtyne pagesave, kishte raste kur pensionet ishin pague deri në 11 muej mbas vdekjes së përfituesve.

Veç pensionet kontributdhanëse për të vdekunit kapin shifrën e 204 mijë e 975 eurove, derisa 223 mijë e 725 euro ka qenë vlera e shfrytëzimit të pensioneve nga familjarët e personave me aftësi të kufizueme.