Shtohen akuzat ndaj VV se ka pasë marrëveshje me Kadri Veselin për kthim në Kuvend

Nuk asht veç Pal Lekaj që akuzon VV se kishte takime dhe marrëveshje të msheftë me Kadri Veselin për me u kthye në Kuvend. Lekaj kishte deklarue në emisionin Rrokum Roll të Rrokum TV se VV ka pas takime të mshefta me Kadri Veselin, e njajtë po thotë edhe nji anëtar tjetër i AAK, Anton Berisha.

Anëtari i Kryesisë së AAK’s, Anton Berisha, ka komentue kthimin e Vetëvendosjes në Kuvend, tue thanë se asht në rregull edhe përgëzimi që i bani Kadri Veseli veprimit të Partisë së Visar Ymerit.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka përshëndetë kthimin e VV’s në Kuvend dhe ka thanë se edhe AAK e NISMA duhet me u kthye në Parlament.

“E përgëzoj ardhjen e VV’s në Kuvend. Pres shumë shpejtë që edhe AAK dhe NISMA për Kosovën me ju kthye Kuvendit”, kishte thanë Veseli.

Ndërkohë, Anton Berisha i AAK’s ka pyetë se çka ndodh nëse nuk kthehet AAK.

“E çka nese nuk kthehet AAK? Sa di une, ne nuk kemi marreveshje me PDK-ne per t’u kthyer. Ata qe e kishin, ne rregull eshte, le te pergezohen ndermjet veti. Por, se paku, ne ate lojen e “kundershtimit” le te na kursejne nga shkembimet me fjalore te rende e te ndyte”, ka shkrue Berisha.