Shtohen masat e sigurisë në Belgjikë

masatbruksel

Avokati i të dyshuemit kryesor për sulmet terroriste të Nandorit të kaluem në Paris, thotë se klienti i tij deshiron të bashkëpunojë me zyrtarët francezë.

Cedric Moisse sot u tha gazetarëve se Salah Abdeslam nuk do të luftojë ekstradimin në Francë nga Brukseli, ku ai u arrestu më 18 Mars.

Salah Abdeslam akuzohet se ka ndihmu planifikimin e sulmeve në kryeqytetin francez ku u vranë 130 persona.

Abdeslam gjithashtu ka qenë i lidhun me Khalid dhe Ibrahim el Bakraoui, vllaznit e akuzuem për shpërthimet vetëvrasëse të javës së kalueme në Bruksel ku u vranë 32 njerëz.

Autoritetet në Bruksel njoftojnë se kanë shtu masat e sigurisë në zyrën dhe banesën e Kryeministrit Charles Michel mbas gjetjes së provave të reja nga hetimet.

Policia thotë se nji plan urbanistik i këtyne ndërtesave asht gjet në nji laptop të hedhun në nji kosh plehnash pranë nji ndertese që ishte përdor nga të dyshuemit.

Francois Molins, Prokuror i Shtetit, Belgjikë:

“Megjithëse nuk asht identifiku ndonji objektiv i veçantë, zbulimi i këtij dokumenti sugjeron se na kemi pengu kryemjen e nji akti të dhunës ekstreme nga nji grup terrorist që ishte afër ndërmarrjes së këtyne veprimeve, si tregohet nga armët, mjetet shpërthyese, disa gati për përdorim, telefonat që mund të përdoreshin për të koordinue zbatimin e planit të tyne kriminal dhe vjedhja e pasaportave për të mshef identitetin dhe lëvizjet e tyne në Francë dhe n’Europë”.

Autoritetet thonë se zyra e kryeministrit ka qenë nën masa të veçanta sigurie që nga sulmet e Nandorit në Paris.