Shtyemja e liberalizimit të vizave ka ba që me u shtye edhe ratifikimi i Demarkacionit

Koalicioni qeverisës vazhdon mos me procedue në Kuvend projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Malin e Zi për Demarkacionin e kufinit. Paralajmërimet e fundit nga Brukseli se liberalizimi i vizave për Kosovën mundet me u zbatue gjatë vjeshtës doket se i ka dhanë ma shumë komoditet Qeverisë që këtë çashtje mos me e futë ende në procedurë.

Koha shtesë, simbas analistëve politikë, ka me ju nevojitë koalicionit që me provue me hap dialogun me opozitën, e cila asht vnue ashpën në kundërshtim të ratifikimit të kësaj marrëveshje, tuee kërkue rinegociimin e saj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, thotë se paraprakisht duhet me pas nji pajtueshmëni të gjanë politike, mbasi që bahet fjalë për tansinë territoriale të Kosovës.

“Shpresojmë që kemi me pasë nji vendimmarrje të shpejtë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, që përfundimisht lëvizja e lirë e qytetarëve tanë me qenë ajo, e cila duhet me qenë sikurse në tanë rajonin”, ka deklarue Veseli, raporton rel.

“Në të njajtën kohë kemi me procedue edhe në bazë të interesave të vendit tonë dhe në çashtjen e Demarkacionit. Çka asht ma kryesore duhet me pasë pajtueshmëninë e përbashkët që për vendimet, të cilat janë të mëdha dhe që kanë të bajnë me tansinë territoriale me qenë të pajtimit tanë”, ka thanë Veseli.