Shtyhet fillimi i vitit shkollor në Kosovë

Fillimi i vitit shkollor 2016/17 asht shty për dy ditë pune nga data 1 Shtator (e Ejte) deri me datë 5 Shtator (e Hanë), njofton Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Simbas njoftimit dërgue për media, arsyeja e shtymjes asht se ende nuk asht ba sigurimi i teksteve shkollore dhe materialeve të tjera.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), asht në fazën e fundit të realizimit të procedurave ligjore për blemjen dhe sigurimin e teksteve shkollore dhe materialeve tjera mësimore, mirëpo për shkaqe të pamjaftueshmënisë së buxhetit për blemjen e tyne, derisa së fundi asht gjetë zgjidhje me Ministrinë e Financave, në bazë të legjislacionit në fuqi, nuk ka mujt me fillue me procedurat e blemjes dhe sigurimit të tyne”, thuhet në njoftim.

“Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), siguron komunitetin shkollor se po punohet intensivisht për finalizimin sa ma të shpejtë të këtij procesi, dhe se në javën e parë të fillimit të procesit edukativo-arsimor kanë me u pajisë të gjithë nxanësit e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta me tekste shkollore dhe materiale tjera mësimore.