Shtyhet fluturimi Bruksel-Madrid, arsyeja ka me ju shokue!

Nji fluturim nga Brukseli drejt Madridit asht shty për ma shumë se dy orë mbasi policia ka hulumtue për eksploziv. Krejt kjo, mbasi nji grup belgësh kishin nisë me ba hajgare se janë myslimanë me bomba.

Pasagjerët ishin evakuue mbasi policia kryente hetimet, kanë njoftue zyrtarët. Prokuroria ka ba të ditun se burrat ishin të dehun derisa tentonin me hypë në fluturim të Shtunën në mëngjes. Nji burrë rreth të 50’ave asht marrë nga policia dhe ndaj tij pritet të nisin procedurat gjyqësore.

“Udhëheqësi i fluturimit refuzoi të merrte nandë persona. Nji nga ta bante hajgare dhe nisi me bërtitë ‘Allahu Ekbar’”, ka thanë zadhanësi i policisë, Peter De Waele, për ‘VTM Nieuws’, përcjell Albinfo.ch.

Shperndaje në: