Shtyhet marrëveshja për targat

Implementimi i marrëveshjes për targat e kerreve, që ishte paralajmërue për sot, asht shty derisa të përmbushen detajet teknike, ka deklarue zavendësministrit i Punëve të Mbrendshme të Kosovës, Milan Radojevic, kurse ministrja Edita Tahiri ka sqarue se problemi asht në lëshimin e stikerave/letrës ngjitëse për mbulimin e targave.

Ekipet teknike të Prishtinës dhe Beogradit janë pajtue se implementimi i marrëveshjes për lëvizjen e lirë, respektivisht targat e kerreve me mbulimin e shejave identifikuese shtetnore të shtyhet për ma vonë, ka deklarue Radojevic për mediat serbe.

Ai ka shtue se duhet ende kohë rreth koordinimit të disa detajeve.

“Na presim që implementimi i marrëveshjes me fillue për pak javë, mbas bisedave shtesë në Bruksel të dy ekipeve”, ka thanë ai.

Në anën tjetër, ministria kosovare, Edita Tahiri e ngarkueme me dialogun e Brukselit ka deklarue se arsye për mosfillimin e implementimit të kësaj marrëveshje asht koha e shkurtë për përfundimin e procedurave administrative për lshimin e stikerave.