Shtyhet seanca, mungojnë dy deputetë të Vetëvendosjes

Seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të akuzuem të Vetëvendosjes për qitjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Faton Topalli dhe Donika Kadaj-Bujupi asht shtye, shkruen Indeksonline.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shtye këtë seancë, për shkak të mungesës së Albin Kurtit dhe Donika Kadaj-Bujupi.

Dëshmitarë në këtë rast kanë qenë Blerta Kodra-Deliu dhe Bekim Haxhiu nga PDK.