Shtyhet takimi me liderët politikë në shtëpinë e Ramiz Kelmendit

ramiz kelmendi

Megjithëse kishte parapae që sot t’i priste në vilën e tij në Rugovë, liderët e partive politike për të debatue për Demarkacionin me Malin e Zi, Ramiz Kelmendi e ka shty këtë takim për të Mërkurën.

Kelmendi për KosovaPress tha se, takimi asht shty për dy ditë, mbsi që nuk gjenden në vend disa nga liderët dhe deputetët e ftuem në takim. Megjithatë, ai tha se deri tash pjesëmarrjen e ka konfirmue vetëm lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Po i bajmë pregaditjet për mbajtjen e këtij takimi të Mërkurën dhe se ky takim asht shty si pasojë e mungesës së disa deputetëve në vend. Deri tash pjesëmarrjen e ka konfirmue vetëm lideri i AAK’s Ramush Haradinaj. Jam në bisedime dhe me liderët e pozitës”, tha deputeti i pamvarun Ramiz Kelmendi.