Shukri Buja blen traktor me kredi

Ish-deputeti i PDK në Kuvendin e Kosovës, Shukri Buja, ka deklarue se asht pronar i dy bizniseve. Për mosdeklarim të pasunisë vite ma parë, Buja ishte dënue 4 muej burg me kusht dhe 20 mijë euro gjobë.

Pasunia e përgjithshme e deklarueme e Shukri Bujës kalon 725 mijë euro. Fuqia pasunore e ish-deputetit të PDK sillet rreth 725 mijë e 403 euro.

Ish-deputeti Buja ka deklarue se ka pasuni të paluejtshme në vlerë të përgjithshme prej 617 mijë e 500 eurove. Ai ka në pronësi tokë bujqësore, lokal afarist, depo për material ndërtimor, restorant e motel.

Pasuni të luejtshme, Buja e ka deklarue nji traktor në vlerë prej 10 mijë euro të blemë me kredi. Gjithashtu, i ka deklarue edhe dy kerre në vlerë prej 28 mijë eurove. Buja ka deklarue pare të gatshme në vlerë prej 3 mijë eurove.

Të hyrat vjetore të deklarueme nga ish-deputeti, Shukri Buja, dhe fëmitë e tij janë 66 mijë e 903 euro.

Buja në regjistrin e deklarimit të pasunisë ka deklarue se ka akcione në kompaninë “Orbita” dhe “Bulevardi” me 80 dhe 100 për qind.