Shumë shpejt Demarkacioni riprocedohet në Kuvend

Qeveria e Kosovës pritet ta riprocedojë në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, menjiherë mbasi të fillojë sesioni vjeshtor.

Zyrtarët qeveritarë thonë se nuk kanë afat kohor se kur kane me riprocedue në organin ligjvanës, por kjo ka me ndodhe shumë shpejt, për shkak të proceseve të randësishme, siç asht liberalizimi i vizave.

Zavendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal dhe këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, thotë se në ditët e ardhshme pritet edhe të konsultohen me partnerët e koalicionit para riprocedimit të Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

“Nuk ka kohë të caktueme, por për shkak të proceseve të randësishme si rasti i liberalizimit të vizave, duhet ta rikthejmë në Kuvend sa ma parë që të jetë e mundun. Besoj mbas konsultimeve në ditët e ardhshme në mes të partnerëve të koalicionit”, ka thanë Gecaj për gazetën “Zëri”.