‘Shuplakë’ Qeverisë, vullnetarë serbë po ndertojnë ‘Luginën e Diellit’

Në veri të Mitrovicës po vazhdon ndërtimi i lagjes “Lugina e Dielli” që parasheh ngritjen e 300 shtëpive për strehimin e 1500 serbëve.

Në ndërtimin e këtij kompleksi, për të cilin ditë ma parë zyrtarë të Kosovës thanë të jetë ndërpre, po marrin pjesë vullnetarë serbë, njofton B92.

Drejtori i Zyrës Marko Djuric ka deklarue se asht shumë i lumtun për shkak se, si ka thanë ai, se që nga momenti që u tha se “do të ndërtohet kjo lagje për të kthyemit, janë paraqit dheta të ri që duen të marrin pjesë në ndërtimin e saj.
Në mesin e vullnetarëve kanë punue ma së shumti studentë të Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë.

Udhëheqësi i ndërtimit të projektit “Lugina e Diellit” Slobodan Mihajlovic ka thanë se gjithnji e ma shumë persona po paraqiten me dëshirën që në nji mënyrë të ndihmojnë ndërtimin e këtij projekti.

Qeveria e Serbisë më 9 Qershor e ka fillue, në Zveçan, ndërtimin e lagjes “Lugina e Diellit” në të cilën planifikohet kthimi i 1.500 serbëve.