S’hyhet në Europë me vendin plot bërllog

Nga qeshmja e Muzeu Kombëtar i Kosovës, marrin ujë ma shumë se gjysma e Prishtinës.
E pamvaresisht kësaj, bërllogu që shihet në mbrendi, ndoshta flet ma shumë se çdo fjalë se në cilin nivel asht ndërgjegja e vetëdija e qytetarit për me e mbrojtë ambientin.

E poashtu pak hapa ma tutje janë kontenjerët e stërmbushun me bërllog në Parkun e Muzeut Kombëtar, të cilat pak miniuta ma parë ishin të shpërndame në krejt hapësinën, por që u pastruen vullnetarisht nga anëtarët e shoqatës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

E se pse ky aktivitet u zhvillue pikërisht në Ditën e Europës, tregoi koordinatori i kësaj Shoqate, Luan Hasanaj.

Ai tregoi se kanë zhvillue takime të rregullta me Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por e fajësoi atë se nuk po e zbaton ligjin për gjoba mandatore, dhe kontrollimi i komunave në zbatimin e këti ligji.

Edhe Drejtori i Muzeut Kombëtar, Skënder Boshtrakaj fajësoj si qytetarët edhe institucionet për moskujdesin ndaj ambientit.

Boshtrakaj tha se ka ndërrue ndërgjegja e qytetarëve e asht harrue edukata e paraardhsve tanë.

Përveç pastrimit, shoqata “Ta Pastrojmë Kosovën” mbolli edhe druj dekorativ në Parkun e Muzeut.