Siguri e madhe për Biden, ky asht hoteli ku ka me qendrue!

Organet e sigurisë janë mobilizue me ofrue masa të jashtëzakonshme të sigurisë në qendër të Prishtinës.

Pranë hotelit “Swiss Diamond”, ku ka me qendrue zavendës presidenti amerikan, Joe Biden, janë shtue masat e sigurisë.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës shihen ngado.

Gjithashtu edhe persona nga sigurimi amerikan.
Ata kanë futë nën kontroll e tanë pjesën që rrethon hotelin dhe po e vezhgojnë çdo levizje rreth tij.

Gjithashtu asht ndalue qarkullimi i automjeteve në këtë pjesë.

Banorët në ndërtesat pranë hotelit, i asht kërkue me rrallue levizjet dhe me i mbyll dritaret.

Njani nga banorët në ndërtesat kapun me këtë hotel, ka thanë për lajmi.net se policia pak ditë ma parë, u kishte thanë që gjatë ditës së sotme me i mbyll dritaret në banesat dhe lokalet përreth.

Vizita e zavendës presidentit amerikan, Joe Biden, nga zyrtarë të naltë shtetnorë vlerësohet historike, kurse analistë politikë thonë se ardhja e tij nënkupton shtymjen përpara të proceseve politike, të cilat tashma e sa muej kanë ngec.

 

2-hotel

 

3-hotel