Siguri e madhe për Biden, ndalohet qarkullimi në këto rrugë

Policia e Kosovës ka njoftue lidhun me masat e sigurisë, që do të ndërmerren sot me rastin e vizitës së zavendëspresidentit amerikan, Joe Biden në Kosovë.

Simbas Policisë, në intervale të caktueme kohore, do të ketë edhe ndalim të perkohshëm për qarkullim në disa rrugë, andaj do të përdoren rrugë alternative.

Qe në cilat rrugë do të ketë ndërpremje të përkohshme të qarkullimit:

Me datën 17.08.2016 nga ora 08:00 do të ndalohet për qarkullim rruga “Agim Ramadani” nga Sllovenia Sport deri te rreth-rrotullimi te ish Gjykata e Qarkut prapa Komunës, rruga e UÇK-së deri te udhëkryqi me rrugën “Migjeni”.

Gjithashtu edhe sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi Skënderbeu do të jetë i bllokuar nga ora 08:00 deri në largimin e personalitetit.

Në rajonin e Ferizajt, rruga Bibaj – Dardani dhe anasjelltas do të jetë e ndaluar për qarkullim nga ora 11:00 deri 16:00, të datës 17.08.2016, përderisa zyrtarë policor janë paraparë të orientojnë qarkullimin në rrugën alternative; Gjilan-Kllokot –Viti – Gerlic – Ferizaj dhe anasjelltas, një njësi policore do të vendoset në udhëkryqin e Kllokotit dhe do i orienton/udhëzon qytetaret të cilët destinacion e kanë Ferizajn.

Rrugët tjera do jenë nën menaxhim dhe mbikëqyrje të zyrtarëve policor në mënyrë që të lehtësohet zhvillimi i rrjedhshëm i komunikacionit duke përfshirë edhe lëvizjen e delegacioneve të ndryshme.

 

1-policia

 

2-policiaa

 

3-policiaa