Sigurimi i Ukrainës zbulon planin e francezit për sulme n’EURO 2016

 

SBU thotë se francezi i  burgosun në Maj kishte planifikue sulme masive në kampionatin europian

Sherbimi i sigurimit t’Ukraines, SBU, thote se francezi i armatosun qe u arrestue ne muejin  Maj ne Poloni po planifikonte sulme masive ne kampionatin europian, i cili fillon te Premten.

Francezi i identifikuem nga mediat franceze si Gregorie M, 25 vjeçar ishte arrestue ne kufinin e Ukraines me Polonine.

Kreu i SBU, Vasyl Hrytsak thote se ai kishte planifikue 15 sulme dhe kishte pikepamje ultranacionaliste.

SBU po vezhgonte te dyshuemin qysh nga mueji Dhetor dhe kishte me veti 5 kallashnikova, dy anti-tenk granata dhe rreth 5000 plumba, 100 detonatore dhe 125 kg dinamit.