Simic, çka nuk pret prej Kushtetueses për Trepçen!

Kreu i Listës Serbe në Parlamentin e Kosovës, Slavko Simic, ka thanë se nuk pret nga Gjykata Kushtetuese me u tregue e paanshme në shfuqizimin e ligjit për Trepçën.

Simic ka thanë se asht e randësishme që Gjykata të mos marrë vendime që kishin me dramatizue edhe ma tutje situatën.

Ai po ashtu ka shtue, se shqiptarët janë të vetëdijshëm që ligji asht e pamundun me u zbatue në komunat ku ndodhet kapaciteti ma i madh i mineraleve dhe infrastrukturës mbështetëse dhe se asht e pamundun me u ndryshue struktura etnike e organizimit të punës, shkruen Tanjug.